image Kardiologët Jetmir Sejdiu dhe Edis Demiri sfidojnë me sukses mjekët nga Shkupi

Shëndetësi

Kardiologët Jetmir Sejdiu dhe Edis Demiri sfidojnë me sukses mjekët nga Shkupi

news image

Sëmundjet kardiovaskulare të shoqëruara me infarkt janë një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve gjithandej, e në veçanti ku kardiologjia invazive është më pak e zhvilluar apo ku trajtimi nuk arrihet të merret në kohë. Në vendin tonë, situata deri në vitet e fundit nuk ka qenë e mirë, pasi shërbimet e tilla kryheshin vetëm në spitale private, me një kosto mjaftë të lartë.

Por, tashmë situata ka ndryshuar. Në Kardiologjinë Invazive në QKUK, janë realizuar qindra ndërhyrje me sukses nga kardiologët e kësaj klinike. Një rast të tillë, ku është kryer me sukses një rast i stentimit dhe janë sfiduar edhe mjekët e Shkupit, e ka publikuar në Facebook, kardiologu Jetmir Sejdiu.

 “Pacienti me sëmundje të 3 arterieve koronare me RCA (CTO mbi 20mm), me stenoza te avancuara në LAD dhe D1, diagnostikohet tek ne dhe rekomandohet për PCI(stentim), pasi që kishim besim se do ti hapnim me stent.

Pacienti shkon për mendim në Shkup dhe natyrisht Shkupi e rekomandon per (CABG: operim të hapur), pasi që sipas tyre RCA nuk hapet.

Pacienti shkon për mendim edhe në Tiranë, të cilët e mbështesin mendimin tonë (dr. Maksim Llambro )”, ka shkruar Sjediu në Facebook.

Ai po ashtu ka shkruar se ky sukses u arrit pasi “pacienti vendosi të na e besojë neve zemrën e tij dhe arritëm t’i hapim të gjitha arteriet, madje edhe atë që Shkupi i ka thënë që nuk hapet, dhe atë me rezultat të shkëlqyeshëm.

Suksese të tilla, sipas Sejdiut, duhet ta kthejnë besimin e pacientëve te kardiologët e QKUK-së, ku ndërhyrjet po kryhen me sukses dhe pa kosto të lartë.

Kujtojmë që shërbimet e tilla në spitale private kanë kosto tejet të lartë, ku vendosja e një stenti kushton së paku 3 mijë euro, ndërkaq në Kardiologjinë Invazive në QKUK, ky shërbim ofrohet gratis për personat mbi 65 vjeçar, kurse për personat e tjerë nuk e tejkalon shumën prej 500 euro, pavarësisht numrit të stentave që i vendosen pacientit.

/GazetaSinjali/