image Kaqusha Jashari i përgjigjet Ramush Haradinajt: PSD nuk shkrihet në AAK, jam e zhgënjyer me rezultatin

Kosovë

Politikë/ Kaqusha Jashari i përgjigjet Ramush Haradinajt: PSD nuk shkrihet në AAK, jam e zhgënjyer me rezultatin

news image

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, në një bisedë për Gazetën Sinjali flet për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, koalicionin me AAK-në dhe deklaratën e Ramush Haradinajt për shkrirjen e PSD-së në partinë e tij. Gjatë bisedës, Jashari thotë se është befasuar se si nuk kanë arritur të bëhen deputetë, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri, Shqipe Pantina etj. Për këtë dështim, Jashari dyshon se ka mundur të ketë pasur ndonjë montim brenda listës zgjedhore.

Ndonëse, ishte pjesë e listës zgjedhore të koaliconit AAK-PSD për kandidate për deputete, Kaqusha Jashari nuk ka arritur të bëhet deputete, ka marrë më pak se 1 mijë vota.

Duke folur për rezultatin e PSD-së në zgjedhje, Jashari thotë se ka mundur të ketë pasur montime. Dyshon se montimet janë bërë mes deputetëve.

“Po me siguri ka shumë shkaqe, mendoj që janë bërë brenda listës së deputetëve, do lëvizje , do montime. Ne si parti me 25 kandidatë e me fitu vetëm një eventualisht me Natyra Kuçin nuk është reale, Partia Socialdemokrate, ka qenë në koalicion me AAK për shumë rasye, por kemi pas edhe njerëz të vyshëm që janë profesionist dhe kanë qenë shumë aktiv në kuvendin e kaluar, prandaj për mua ka qenë befasi mos me mujt me kalu disa deputetë”, thekson Jashari.

Shprehet e zhgënjyer me rezultatin zgjedhor, thotë se kjo nuk është në rregull.

“Mendoj se këtu ka ndodhur diçka në kuadër të koalicionit, nuk po mendoj mes partive por në kuadër të koalicionit, prandaj jam e zhgenjyer shumë me rezultatin. Nuk kam argument, por dyshoj…Mes delegatëve, nuk mund të them që ka qenë e organizuar përmes komisionerëve ose dikujt, por me siguri deputetët mes vete, nuk e di. Diçka nuk ka qenë në rregull, e di që kjo reale nuk është”, tha Jashari për Gazetën Sinjali.

E pyetur lidhur me deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se bashkëpunimi mes dy partive edhe mund të vazhdojë qoftë përmes një shkrirje eventuale të PSD-së. Jashari thotë se kjo nuk do të ndodhë.

“Partia Socialdemokrate është parti ëshumë e vjetër, këtë vit i ka bërë 29 vjet nga themelimi, kurrë Partia Socialdemokrate nuk është shkri në ndonjë parti tjetër. E kam dëgju edhe deklaratën e z.Ramush Haradinajt, ai ka thënë se ata janë njerëz të mirë munden edhe mu shkri. Partia Socialdemokrate nuk shkrihet në asnjë parti, PSD do të vazhdojë”, tha Jashari për Gazetën Sinjali.

Më tej, Jashari thotë se PSD nuk do ta ketë fatin e partisë Ora apo FER-it.

“Ne do të ekzistojmë, vazhdojmë me promovu programin socialdemokrat. Dhe nuk do ta kemi fatin sikur Ora dhe FER-i, këto parti kanë qenë të formuara para zgjedhjeve, kanë qenë të momentit, Partia Socialdemokrate nuk është e momentit”, thekson Jashari.  

Fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, e sheh si kërkesë të qytetëtarëve për të ndyshuar.

“Pak e shoh edhe në opinion një kërkesë të votuesve për ndryshime…A do të mund t’i rezliozjë VV premtimet, do ta shohim”, tha Jashari.

Sipas rezultateve të deritanishme nga PSD deputete e Kuvendit të Kosovës ka arritur të bëhet vetëm Natyra Kuçi, 12 ish deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje kanë dështuar të hyjnë në Kuvend, madje ata kanë pësuar rëni drastike të votave./Gazeta Sinjali/