image Kaq targa provuese u lëshuan nga dje për automjetet serbe - Sinjali

Kaq targa provuese u lëshuan nga dje për automjetet serbe

news image

Duke filluar nga dje secili automjet që hyn nga Serbia në Kosovë duhet që t’i ndërrojë targat, me ato të përkohshme apo provuese në Kosovë.

Edhe pse vendimi në fjalë veçse është funksionalizuar, janë serbët ata që po vazhdojnë të kundërshtojnë atë madje me protesta mjaft të zëshme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitar me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht atë të targave.

Vetëm gjatë 24 orëve Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar 1 mijë e 455 targa provuese./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: