image Bashkimi Evropian i dhuron 50 milionë euro Shqipërisë për ta luftuar koronavirusin

Rajon

Rajon/ Bashkimi Evropian i dhuron 50 milionë euro Shqipërisë për ta luftuar koronavirusin

news image

Bashkimi Evropian është duke e mbështetur Shqipërinë me 50 milionë euro për t’i ndihmuar në luftën me virusin Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në Facebook.

“Një lajm i mirë në këto ditë të vështira. Falë një bashkëpunimi të vazhdueshëm e solidarizimi të jashtëzakonshëm, Bashkimi Evropian është duke mbështetur Shqipërinë tonë me 50 milionë euro”, ka shkruar Cakaj.

Ai bëri të ditur se sot është firmosur edhe kontrata e parë e një donacioni prej 4 milionë euro për pajisje mjekësore për të mbështetur sistemin tonë shëndetësor në luftën kundër COVID-19./Gazeta Sinjali/