Borussia Dortmundi është i gatshëm të lë të lirë sulmuesin spanjoll Paco Alcacer, por vetëm nëse dikush paguan 40 milionë euro për shërbimet.
Sipas Bild ky është çmimi të cilin i ka caktuar gjiganti gjerman Alcacerit.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Valencias ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023, por ardhja e Erling Haalandin mund t’ia zvogëlojë minutazhën në fushë.
E nëse Alcacer dëshiron largimin raportohet se Dortmundi nuk do ta pengonte.