image Kaq i kushtoi tenderi për larjen e automjeteve zyrtare Zyrës së Kryeministrit

Kosovë

Kaq i kushtoi tenderi për larjen e automjeteve zyrtare Zyrës së Kryeministrit

news image

Zyra e Kryeministrit ka nënshkruar kontratë një vjeçare për larjen e automjeteve zyrtare në vlerë prej 7,206 eurosh, shkruan Gazeta Sinjali.

Njoftimi për kontratë u bë më 13.10.2020 ndërsa kontrata u nënshkrua më datë 06.11.2020 me titull “Larja e automjeteve zyrtare”.

Sipas njoftimit për kontratë shihet se vlera e parashikuar e kontratës është 9,500,00 euro, financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

Kompania që fitoi tenderin është “AJANI & ADAMI SH.P.K”. Ata ofruan çmimin më të ulët në vlerë prej 7,206 eurosh.

/Gazeta Sinjali/