image Kaq herë munguan deputetët dhe kaq borde u shkarkuan në sesionin pranveror të Kuvendit

Politikë

Kaq herë munguan deputetët dhe kaq borde u shkarkuan në sesionin pranveror të Kuvendit

news image

Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë shpalosjen e të gjeturave nga raporti i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2021, raporton Gazeta Sinjali.

Agnesa Haxhiu nga ky institut, ka thënë se Kuvendi gjatë sesionit pranveror është karakterizuar me ritëm të ngadaltë të punës, por me performancë më të mirë.

Me tej, Haxhiu ka thënë se problematikë e seancave gjatë kësaj periudhë është parë mungesa e deputetëve.

Një problematikë është mungesa e shumtë e deputetëve në seanca. Deri në fund të muajit korrik deputetët kanë munguar 440 herë. Komisionet parlamentare kanë treguar performacën më të mirë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, është shprehur ajo.

Kuvendi ka shënuar numër më të ulët të ligjeve të miratuara, prej tyre vetëm shatë. Qeveria ka proceduar vetëm 27 projektligje. Në mungesë të votave të mjaftueshme dy marrëveshje ndërkombëtare kanë arritur të votohen vetëm pas tentativës së tretë”, shtoi Haxhiu.

Gjithashtu, Haxhiu, ka thënë se këtë kohë të punës së Kuvendit e ka karakterizuar shkarkimi i Bordeve.

Sesionin pranveror e ka karakterizuar shkarkimi i bordeve që ka shkaktuar mospajtime mes pozitës e opozitës, ku janë shkarkuar gjithsej 4 borde”, ka përfunduar ajo.

Haxhiu, po ashtu ka treguar se kësaj radhe është shënuar numër më i vogël i seancave të mbajtura me gjithsej 23 të tilla, ku prej tyre 16 kanë qenë të rregullta, katër të jashtëzakonshme dhe dy solemne.

KDI ka rekomanduar bashkëpunim më të madh të qeverisë me opozitën, si dhe çështja e mungesës së deputetëve të rishikohet me ndëshkime./Gazeta Sinjali/