image Kapiteni i Policisë së Kosovës që u ther sot me thikë në Pejë

Kapiteni i Policisë së Kosovës që u ther sot me thikë në Pejë

news image

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Ragip Bytyqi, është sulmuar sot me thikë nga një person në Pejë.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjendja shëndetësore e Bytyqit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali merr vesh se sulmuesi ka probleme mentale.

Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar ende rastin. Sinjali ka arritur të kontaktojë me Bytyqin por ai nuk ka dashur të komentojë asgjë për rastin./Sinjali/