Kapiteni i Policisë së Kosovës, Ragip Bytyqi, është sulmuar sot me thikë nga një person në Pejë.
Sipas burimeve të Sinjalit, gjendja shëndetësore e Bytyqit është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sinjali merr vesh se sulmuesi ka probleme mentale.
Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar ende rastin. Sinjali ka arritur të kontaktojë me Bytyqin por ai nuk ka dashur të komentojë asgjë për rastin./Sinjali/