Një grua në New York u befasua shumë kur mendoi se e kishte kapur thjesh një peshk të madh në liqenin Champlain, por më pas zbuloi se ishte diçka më unike se kaq.
Peshku, i identifikuar si një troftë liqeni, kishte dy gojë.
“Kur e morëm në barkë nuk mund t’u besoja syve”, tha Debbie Geddes për Fox News.
Para se ta lëshonte sërish në ujë kapjen e saj të veçantë, ajo mori disa pamje të tij të cilat janë postuar në internet duke u bërë virale dhe duke nxitur mendime të ndryshme të komentuesve rreth gjendjes së tij.
Disa thonë se peshku ishte lënduar kur ishte i vogël, ndërkaq disa biologë mendojnë se mund të jetë ndonjë defekt i lindur gjenetik.