Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga personat që dyshohet se ka dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 -vjeçare pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj tha për Sinjalin që persona janë identifikuar, por vetëm njëri është kapur.
Ndërkohë Sinjali mëson që se personi që është arrestuar nuk është Dardan Krivaqa por i dyshuari tjetër. Këto burime njoftojnë se Dardan Krivaqa është ende në arrati.
Sinjali gjithashtu ka mësuar se Polica pas pak do të dal me njoftim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.