Gazeta Sinjali raportoi dje se një grua dyshohet se nga një i dyshuar pa dëshirën e saj është dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë, ku më pas ishte dhunuar edhe nga katër persona tjerë nga 30 prilli deri më 5 maj, ku edhe e kanë detyruar të konsumonte substanca narkotike.
Sinjali mëson se Policia ka identifikuar dje 3 nga 5 të dyshuarit, me ç’rast njëri është arrestuar, ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari që u prangos dje është dërguar në mbajtje për 48 orë.
I dyshuari kryesor që më 30 prill e thirri për ta takuar e më pas dhunshëm e dërgoi në shtëpinë e pabanuar në Prishtinë, ishte denoncuar më herët në polici nga i dashuri i viktimës pasi e kishte kanosur atë.