image Kapet në Prishtinë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë, përfundon në burg

Siguri

Kapet në Prishtinë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë, përfundon në burg

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar nga organet e drejtësisë për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar me inicialet L.K., i cili ishte dënuar me tre vjet burgim dhe kërkohej për vuajtjen e dënimit.

Arrestimi është realizuar nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në kuadër të veprimeve operative për lokalizimin dhe kapjen e personave të kërkuar.

Sipas Policisë, pas arrestimit janë ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore dhe i dyshuari është dërguar për ekzekutimin e dënimit të shqiptuar nga gjykata.

Autoritetet kanë theksuar se aksionet për arrestimin e personave në kërkim do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/