image Kapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik narkotikësh dhe kanosje

Shqipëri

Kapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik narkotikësh dhe kanosje

news image

Një 54-vjeçar i dënuar në Itali me mbi 7 vite burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje është arrestuar në Kurbin, në kuadër të një operacioni të Policisë së Shtetit, dhe pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale faza e 95-të e operacionit të koduar “Operacionalja”.

Si rezultat i informacionit të siguruar për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kanë kapur në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/