Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë.
Në listën e personave që janë kapur ditët e fundit nga Policia dhe po kërkoheshin nga Gjykatat është edhe një person, që u kap në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në pikën kufitare në Han të Elezit u kap një 36-vjeçar, i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi ishte i dënuar me burgim për një rast të mëhershëm.
I dyshuari u arrestua me 6 tetor rreth orës 23:00 dhe pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në vuajtje të dënimit.