image Kapet në flagrancë zyrtari i një ministrie, dyshohet se pranoi mijëra euro ryshfet nga dy biznese

Siguri

Kapet në flagrancë zyrtari i një ministrie, dyshohet se pranoi mijëra euro ryshfet nga dy biznese

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar të një ministrie, pasi i njëjti dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar mijëra euro ryshfet, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria ku punonte.

I dyshuari është kapur në flagrancë gjatë një operacioni dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë  një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.”

/GazetaSinjali/