image Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë makinë, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

Shqipëri

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë makinë, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

news image

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 56-vjeçar, i cili u kap teksa tentonte të vidhte një automjet në lagjen “Beqir Dardha”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan u njoftuan për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML” dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Si rezultat, u ndalua shtetasi L. M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Policia njoftoi gjithashtu se po punon për të zbardhur raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/