image Kapet në flagrancë 48-vjeçari që tentoi të fusë kontrabandë cigare dhe ushqime në Shqipëri

Shqipëri

Kapet në flagrancë 48-vjeçari që tentoi të fusë kontrabandë cigare dhe ushqime në Shqipëri

news image

Një 48-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë, pasi tentoi të fuste kontrabandë dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore në territorin e Shqipërisë.

I dyshuari, identifikuar si S.L., banues në fshatin Plug, Lushnjë, u ndalua nga njësitë e kontrollit në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit të detajuar në automjetin që drejtonte, u gjetën të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore që nuk ishin deklaruar.

Policia ka sekuestruar mallrat në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj 48-vjeçarit është iniciuar procedurë penale për veprën “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare ka njoftuar se do të vazhdojë kontrollet e shtuara për të parandaluar dhe goditur çdo përpjekje për kontrabandë në kufi.

Postimi:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/