image Kapet në aeroport 35-vjeçari nga Podujeva, po kërkohej nga Policia

Siguri

Kapet në aeroport 35-vjeçari nga Podujeva, po kërkohej nga Policia

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 12:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, pasi që i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 35-vjeçari po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi që ishte dënuar me burgim për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/