image Kapet me mallra të kontrabanduara një serb nga policia në Mitrovicë

Siguri

Kapet me mallra të kontrabanduara një serb nga policia në Mitrovicë

news image

Në Leshak të Komunës së Mitrovicës së Veriut, një veturë është ndaluar nga njësitet policore dhe gjatë kontrollit të makinës, një personi me nacionalitet serb i janë gjetur mallrat të ndryshme pa dokumentacion përkatës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, në makinën e të dyshuarit janë gjetur edhe 20 paketa (me nga 50 boksa) cigare të ndryshme.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar për kryerjen e veprës penale “Tregti e ndaluar”.

/Gazeta Sinjali/