Në Leshak të Komunës së Mitrovicës së Veriut, një veturë është ndaluar nga njësitet policore dhe gjatë kontrollit të makinës, një personi me nacionalitet serb i janë gjetur mallrat të ndryshme pa dokumentacion përkatës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, në makinën e të dyshuarit janë gjetur edhe 20 paketa (me nga 50 boksa) cigare të ndryshme.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar për kryerjen e veprës penale “Tregti e ndaluar”.