image Kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Shqipëri

Kapet me granata dhe tritol gati për shpërthim, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

news image

Një 52-vjeçar me inicialet P. Ç., është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte lëndë plasëse me qëllim shitjen e tyre.

Gjatë operacionit të koduar “Porosia”, në rrugën “Kastriotët”, policia sekuestroi 2 granata dore luftarake, 600 gramë tritol, një pjesë e së cilës ishte e pajisur me fitila dhe kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla të tjera detonatore.

I arrestuari, banues në Fushë-Krujë dhe me precedent penal në fushën e narkotikëve, u vu në pranga, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të Policisë së Shtetit:

Po transportonte granata luftarake, kapsolla detonatore dhe lëndë plasëse (tritol), me qëllim shitjen e tyre, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Sekuestrohen granata dore luftarake, ndezës unifikues granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe kapsolla detonatore.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porosia”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi P. Ç., 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si dhe 6 kapsolla detonatore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/