Një 19 vjeçar është kapur nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, duke poseduar substancë të dyshuar narkotike. Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, rreth orës 22:15.
Sipas burimeve brenda hetuesisë, njësia policore ka ndaluar për kontroll një person me inicialet O.H. (2006), i cili pas legjitimimit është dyshuar për posedim të narkotikëve. Gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi prej 7.0 gramësh marihuanë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që ndaj tij të iniciohet rasti për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa lirohet në procedurë të rregullt.
Rasti është kompletuar për hetime të mëtejshme, ndërsa substanca e konfiskuar është dërguar për ekspertizë laboratorike.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm rreth këtij rasti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!