image Kapet me armë në brez në Gjilan – Policia i gjen pistoletë me 5 fishekë

Siguri

Kapet me armë në brez në Gjilan – Policia i gjen pistoletë me 5 fishekë

news image

Foto ilustruese


Një person është ndaluar nga Policia në Gjilan pasi gjatë kontrollit iu gjet armë në çantën që mbante në brez, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.

Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:30 në rrugën “Kumanova”, gjatë realizimit të planit operativ policor “Prilli 2026”.

Burimet bëjnë të ditur se njësia policore ka ndaluar të dyshuarin Valdrin Syla, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur një armë e modelit “Zoraki 906-T”.

Sipas informatave, arma kishte pesë fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe është sekuestruar nga Policia si provë materiale.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/