image Kapet me armë, dy karikatorë dhe 18 fishekë gjatë kontrollit policor në Obiliq

Siguri

Kapet me armë, dy karikatorë dhe 18 fishekë gjatë kontrollit policor në Obiliq

news image

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në Obiliq ka çuar në zbulimin e një arme zjarri dhe municionit, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Endrit Haziri, 24 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut, rreth orës 18:00, në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku zyrtarët policorë ndaluan për kontroll një veturë Volkswagen me ngjyrë të zezë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policët gjetën dhe sekuestruan: një revole të tipit CZ; dy karikatorë; 18 fishekë të kalibrit 9×19 mm.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Endrit Haziri është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa arma dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/