image Kapet grupi kriminal që dyshohet për trafikim me armë: Pesë persona të arrestuar në Mitrovicë e Prishtinë

Siguri

Kapet grupi kriminal që dyshohet për trafikim me armë: Pesë persona të arrestuar në Mitrovicë e Prishtinë

news image

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës sot ka realizuar një operacion policor në rajonin e Mitrovicës Jugore dhe Prishtinës, i cili ka përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme, ku ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për trafikim me armë.

Të dyshuarit në mënyrë të organizuar si grup i rrezikshëm kriminal, dyshohet se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’, “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Gjatë operacionit janë arrestuar pesë (5) persona me inicialet S. S., S. S., E. Xh., Sh. D. dhe Sh. J., si dhe gjatë kontrollit dhe bastisjeve të kryera në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

• njëzetë (20) armë (AK-47),

• njëzetë (20) karikatorë AK 47,

• dy automjete,

• gjashtë (6) telefona si dhe

• dokumente relevante për rastin.

Me vendim të prokurorit kompetent pesë (5) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid032e1ykgeWnMqHhjPsowt7teDHP1f3XmFe3duxWziosEdkLxqMUhxdvqwf5m9Xthd5l

/GazetaSinjali/