Gazeta Sinjali ka raportuar që disa ditë për arrestimin e dhjetëra personave të kërkuar nga gjykatat në Kosovë, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Njëri nga personat që u kap nga Policia është edhe S.M., 35-vjeçar nga fshati Stanoc i Vushtrrisë.
I njëjti u prangos në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Dega e kësaj gjykate në Vushtrri ia ka caktuar 35-vjeçarit një muaj paraburgim, masë kjo që do skadojë më 16 maj. Kundër këtij vendimi personi ndaj të cilit është urdhëruar masa e paraburgimit ka të drejtë ankese.
I pandehuri tashmë është dërguar në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.