Në Burgun e Dubravës gjatë ditës së djeshme është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë duke tentuar të i jepet një të burgosuri, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, gjatë kontrollit të një pako që kishte ardhur për një të burgosur, është gjetur e fshehur në pako një substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë 25 gramë.
Lidhur me këtë rast është informuar prokurori dhe rasti është nën hetime.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit të së enjtes rreth orës 09:30, në Burgun e Dubravës në Istog. /GazetaSinjali/