image Kapet 54-vjeçari që po kërkohej nga Policia, dërgohet në mbajtje

Siguri

Kapet 54-vjeçari që po kërkohej nga Policia, dërgohet në mbajtje

news image

Njësitet policore vazhdimisht përmes punës së tyre intensive arrijnë që t’i vënë në pranga personat që kërkohen me urdhëresa të Gjykatave për vepra të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

E një person i tillë është arrestuar sot rreth orës 10:00 në Stacionin Policor në Kaçanik, i cili po kërkohej me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas kapjes nga Policia, 54-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Ferizajt, ku me urdhër të prokurorit, i njëjti është dërguar për 48 orën në Qendrën e Mbajtjes në Gjilan.

/GazetaSinjali/