Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklisti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në hapësirën e parkingut të Qendrës Sportive “Sezair Surroi” në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka ikur me veturë nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën, duke mos i ofruar ndihmë dhe pa informuar policinë apo shërbimet e urgjencës.
Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën rajonale në Prizren.
Ndërkaq sot përmes një video nga njësia e komunikacionit është arritur të identifikojë të dyshuarin 25-vjeçar i cili drejtonte automjetin e tipit Golf V./GazetaSinjali/