image Kapet 24-vjeçari nga Peja i dyshuar për shitblerje të drogës, Policia ia gjen 19 qese në organet gjenitale

Siguri

Kapet 24-vjeçari nga Peja i dyshuar për shitblerje të drogës, Policia ia gjen 19 qese në organet gjenitale

news image

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Kjo dukuri nuk po i mban imun të rinjtë, të cilët nga sikleti për të konsumuar, cilët shpesh herë fshehin drogën nëpër pjesë të ndryshme të trupit. Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën ‘Papa Klimenti’, të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, ku u kap një 24-vjeçar me një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, i cili u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor, për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas arrestimit të tij, zyrtarët policorë zbuluan se i njëjti posedon edhe qese të tjera me narkotikë, në momentin që u kontrollua në pjesët e trupit. Burimet thonë se atij iu gjetën edhe 19 qese të tjera me marihuanë, në organet gjenitale. Përveç drogës, gjatë kontrollit policor të dyshuarit iu gjet edhe një brisk, që më pas u konfiskua nga njësiti policor.

Për shkak të posedimit të narkotikëve, pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e 24-vjeçarit për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

/GazetaSinjali/