image Kapet 19-vjeçari që e sulmoi dhe e grabiti një grua në Prizren

Siguri

Kapet 19-vjeçari që e sulmoi dhe e grabiti një grua në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një grabitje, që ndodhi mbrëmë në Prizren, ku viktimë ishte një grua. Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari është kapur dhe është dërguar në mbajtje.

Si ndodhi ngjarja?

I dyshuari E.K, 19-vjeçar, fillimisht e kishte goditur viktimën në fytyrë dhe më pas ia kishte grabitur çantën e dorës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka deklaruar se në çantë ka pasur një telefon celular si dhe 35 euro para të gatshme.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në fytyrë.

Policia tutje ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/