Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovë mbrëmë rreth orës 21:45, kanë ndaluar kontrabandimin e rreth 9 kg substancë narkotike të llojit kokainë, në pikën kufitare në Vërmicë, raporton Gazeta Sinjali.
Si të dyshuar për këtë rast, policia ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, në veturën e të cilën u gjet e fshehur substanca narkotike.
“Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej (kg, e (800.74) gram. Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës, si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e doganës.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/