image Policia serbe kap 7 kilogram kokainë që kaloi pa u vërejtur nga Policia e Kosovës

Siguri

Policia serbe kap 7 kilogram kokainë që kaloi pa u vërejtur nga Policia e Kosovës

news image

Droga e cila i “iki syrit” të policisë kufitare në Kosovë nuk e kaloj dot kufirin e Serbisë, kjo sepse Ministria e Brendshme në Beograd në bashkëpunim me policinë e Rashkës në pikën kufitare në Jarinje kanë sekuestruar 6.7 kilogramë kokainë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mungesën e vigjilencës së policisë së Kosovës e kishte shfrytëzuar i dyshuari me inicialet M.A., cili më pas u arrestua nga Policia e Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se policia kufitare në Jarine ka ndaluar një veturë të tipit Audi të cilin e ka drejtuar 49-vjeçari, ku ka gjetur gjashtë pako me narkotikë në një bunker të bërë posaçërisht për ato pako.

Dyshohet se i dyshuari  e mori drogën në Shqipëri dhe se ishte menduar për shitje të mëtejshme në territorin e Beogradit

Ndaj tij është  iniciuar rast penal “prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”./Gazeta Sinjali/

No description available.
No description available.