Janë arrestuar tre persona në fshatin Molliq në Gjakovë, të cilët janë kapur në flagrancë nga policia me rreth një kilogram të dyshuar marihuanë, dje rreth orës 16:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët njoftuan se sot do të parashtrojnë kërkesën në Gjykatën Themelore të Gjakovës për t’u caktuar masa e paraburgimimit ndaj të dyshuarve.
“Policia Kufitare/Rajoni “ Perëndimi” në Gjakovë dje rreth orës 16:00 ka ndaluar një veturë në fshatin Molliq, ku gjatë kontrollit kanë gjetur rreth 1 kg të dyshuar marihuanë dhe kanë arrestuar 3 persona, të cilët janë në ndalim policor. Ndërkaq sot kemi bërë kërkesë për masën e paraburgimin, të cilën do ta dërgojmë në Gjykatën Themelore në Gjakovë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.