Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar dje në Terminalin Doganor në Prishtinë, ku në një dërgesë postare është hasur substancë e dyshuar narkotike.
Policia njofton se bëhet fjalë për 48 kanaçe me opium, të cilat ishin porositur nga i dyshuari.
“Policia është informuar nga dogana se në një dërgesë postare që ishte porositur nga i dyshuari mashkull kosovar ka një substancë të dyshimtë. Njësitë e antidrogës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar 48 kanaqe secila me peshë nga 125 gramë me substancë të dyshuar të llojit opium. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.