image Kapen 4 persona të kërkuar nga Gjykata, ishin të dënuar për grabitje e vjedhje

Siguri

Kapen 4 persona të kërkuar nga Gjykata, ishin të dënuar për grabitje e vjedhje

news image

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit të ditës së sotme ka arrestuar katër persona të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër (4) persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale:

• Tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “ grabitje” të cilët janë të dënuar me katër (4) vite burg.

• Një (1) person i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë””

Tre personat e arrestuar për grabitje janë dërgur në vuajtje të dënimit në qendrën e parabugrimit në Prishtinë, ndërkaq i arrestuari për vjedhje të rëndë është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

/GazetaSinjali/