image Kaos nga veturat në Fushë – Kosovë, prishet semafori afër shkollës “Mihal Grameno”

Sinjalizime

Kaos nga veturat në Fushë – Kosovë, prishet semafori afër shkollës “Mihal Grameno”

news image

Rastet kur shkaktohen kolona në vendin tonë si pasojë e problemeve të ndryshme në komunikacion nuk janë edhe të rralla. Së fundmi, ka ndodhur një rast i tillë në Fushë – Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues kanë dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet se afër shkollës “Mihal Grameno”, është prishur një semafor me ç’rast është shkaktuar kolonë e veturave.

Nga informata e sinjalizuesit bëhet e ditur se rruga është bllokuar dhe kalimi i veturave ishte i vështirë.

Sipas pamjeve të dërguara në adresën e Sinjalit, veturat kanë ngecur në vend dhe iu ka pamundësuar qarkullimi tutje.

/GazetaSinjali/