Qyteti i Prizrenit është trazuar nga disa shoferë të cilët kanë bllokuar rrugën, duke bërë “drifta”, për ta zgjidhur këtë “kaos” ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Disa shoferë në Prizren kanë bllokuar rrugën duke bërë “drifta” me veturat e tyre. Një gjë e tillë ka shkaktuar kaos në trafik.
Madje, shumë qytetarë janë grumbulluar për të parë këtë “spektakël”, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.
Një sinjalizues që ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, tha se policia ka arrestuar këta shoferë dhe ka përdorur sprej për të shpërndarë turmën e njerëzve./Gazeta Sinjali/