image Kante planifikon të largohet nga Chelsea

Futboll

Sport/ Kante planifikon të largohet nga Chelsea

news image

N’Golo Kante po mendon të largohet nga skuadra e Chelseas në afatin kalimtar të verës, teksa thuhet se Real Madridi është destinacioni i tij.

Mediat e huaja po spekulojnë se 28-vjeçari po kërkon një sfidë të re dhe Reali është klubi i duhur ku mund t’i realizojë qëllimet e tij.

Los Blancos janë të gatshëm të shpenzojnë 117 milionë euro për blerjen e Kantes gjatë verës që vjen.

Lojtari besohet se ka raporte të mira me trajnerin e Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka nevojë për më shumë energji në mesfushë./Gazeta Sinjali/