image Kanosje me armë në Prizren, arrestohen dy persona të dyshuar

Siguri

Kanosje me armë në Prizren, arrestohen dy persona të dyshuar

news image

Sot rreth orës 17:46 ka ndodhur një kanosje me armë te Tranziti i Vjetër në Prizren, mëson Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Haxhi Kabashi, komandant në stacionin Policor në Prizren dhe ka njoftuar se personat e dyshuar janë arrestuar, ndërkohë që arma e përdorur është konfiskuar.

Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se e gjithë ngjarja ka nisur pas një mosmarrëveshje për punë nga të dyshuarit.

Përveç armës, Policia ka konfiskuar edhe një automjet, si provë në lidhje me rastin.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/