image Kanosje me armë dhe rrahje në Prishtinë, i riu denoncon tre persona – njëri në ndalim

Siguri

Kanosje me armë dhe rrahje në Prishtinë, i riu denoncon tre persona – njëri në ndalim

news image

Një incident i rëndë është raportuar në Prishtinë, ku një person ka denoncuar se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri nga tre persona.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 12 prill rreth orës 21:30 në rrugën “Fahri Fazliu”, ndërsa rasti është raportuar në polici një ditë më pas.

Siç mëson Sinjali, viktima E. M. (34-vjeçar) ka deklaruar se është sulmuar nga tre persona, ku dy prej tyre, Remzi Hajzeri (36-vjeçar) dhe Granit Bajqinovci, e kanë kanosur me armë, ndërsa personin e tretë nuk ka arritur ta identifikojë.

Pas raportimit, policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit Remzi Hajzeri, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

I njëjti ka mohuar përfshirjen në sulm dhe ka deklaruar se nuk ka poseduar armë, duke shtuar se në momentin e incidentit ka qenë vetëm me Granit Bajqinovcin, për të cilin policia ende nuk ka arritur ta sigurojë.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, ndërsa njësitet policore janë autorizuar për bastisjen e shtëpisë së të dyshuarve.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/