Konfliktet në familjet kosovare shumë herë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në Rahovec mes dy vëllezërve.
Njëri prej tyre e ka kanosur tjetrin, ku për pasojë rasti është lajmëruar edhe në Polici.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet se Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin.
Këtij të fundit i është bastisur edhe shtëpia, ku Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa armë.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.