image Kanita publikon këngën dhe klipin e ri “Fllad”

Showbiz/ Kanita publikon këngën dhe klipin e ri “Fllad”

news image

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kanita Suma, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Fllad” mban titullin kënga e saj e re, e cila është punuar nga producenti maqedonas, Boban Apostolov.

Teksti i këngës është shkruar nga Lindon Berisha – një emër me të cilin këngëtarja ka bashkëpunuar rregullisht për këngët e saj.

Ky projekt muzikor është pasues i këngës “Ankth”, të cilën Kanita e këndoi në edicionin e 58-të të Festivalit të këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Përkundër faktit që dhuroi një interpretim fantastik, ajo nuk arriti të kualifikohej as në finale, duke iu zbehur kështu shpresa për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision”./Gazeta Sinjali/