image Kandiq: Serbia duhet të përgjigjet për trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë

Kosovë

Kandiq: Serbia duhet të përgjigjet për trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë

news image

Themeluesja e Qendrës për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për trupat e shqiptarëve të vrarë në luftë.

“Në lidhje me gjykimet e Thaçit dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së, Serbia do të duhet të përgjigjet shumë shpejt se ku janë trupat e shqiptarëve të vrarë në Beleg, ku janë trupat e të vrarëve të mbetur në fshatin Kraljane, trupat e të vrarëve të mbetur në Izbicë”, ka thënë Kandiq.

Sipas saj është pritur që të konfirmohet padia kundër ish-presidententit, Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së Kadri Veseli si dhe të përfaqësuesve të tjerë të UÇK-së.

“Sa i përket viktimave, ka indikacione serioze se prokuroria, për shkak të mungesës së provave të besueshme, nuk u mor me “Shtëpinë e Verdhë dhe heqjen e organeve njerëzore”, por sigurisht që do të hapë tema të ndaluara në Kosovë – vrasje të shqiptarëve, romëve dhe serbëve dhe gjykata do të arrijë në përfundime, gjë që do të çmitizojë rrugën nga urdhri në kryerjen e krimit, thekson Kandiq për Danas.

Në dy ditët e fundit u është konfirmuar aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ndërsa u bastis shtëpia e Jakup Krasniqit, i cili u arrestua nga Policia e EULEX-it dhe u dërgua në Hagë./Gazeta Sinjali/