image Kandiq: Në Serbi do t'i kenë turp veprat e Vuçiqit dhe ‘luftës’ së tij kundër rezolutës për gjenocid

Rajon

Kandiq: Në Serbi do t’i kenë turp veprat e Vuçiqit dhe ‘luftës’ së tij kundër rezolutës për gjenocid

news image

Natasha Kandiq, aktiviste, themeluese dhe ish-drejtoreshë ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbia, ka thënë se ka shpresë që dikur më vonë, në Serbi do të kenë turp veprat e Aleksandar Vuçiqit dhe ‘luftës’ së tij kundër rezolutës për gjenocid.

Ajo ka shpresë që qeveritë e ardhshme të një gjenerate të re do të reagojnë ndryshe.

“Do të ketë autoritete të tjera në Serbi që do të kenë turp për këtë që “lufton” kundër ditës përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë”, ka thënë Natasha Kandiq në rrjetin X.

/GazetaSinjali/