image Kandidati për deputet niset nesër për Hagë, pritet të intervistohet nga Specialja

Kosovë

Detaje/ Kandidati për deputet niset nesër për Hagë, pritet të intervistohet nga Specialja

news image

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Kabashi, do të udhëtojë nesër për në Hagë. Kabashi është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, në një pronocim për Gazetën Sinjali, ai jep detaje lidhur me intervistimin që pritet ta ketë.

Kabashi kishte për t’u intervistuar më 24 shtator (nesër), por intervistimi i është shtyer për një ditë.

“Kam me udhëtu nësër në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kan shty një ditë prapa, për 25 shtator”, tha Kabashi për Gazetën Sinjali.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilëinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Lulzim Kabashi

Së fundi Gjykata Speciale ka intervistuar edhe dy ish-deputete të Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj dhe Safete Hadërgjonaj. Por, intervistimi i tyre u bë në Prishtinë për shkak se të dyja nuk patën vizë për të udhëtuar.

Ndrërsa, Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Gashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Por ai ka refuzuar ftesën që të paraqitet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Për Gashin ka njoftuar Kryesia e OVL – UÇK-së, duke thënë se i kanë sugjeruar Gashit që ta pranojë ftesën e ardhshme dhe të mos krijojë precedent për të tjerët. /Gazeta Sinjali/