image Kandidati për asamblist i VV-Guxo e 'masakron' gjuhën shqipe, dikush ia përmirëson postimin

Politikë

Kandidati për asamblist i VV-Guxo e ‘masakron’ gjuhën shqipe, dikush ia përmirëson postimin

news image

Kandidati i Listës Guxo, që do të garojë në listën e LVV-së për asamble komunale në Shtime, Hakif Dugolli, në njoftimin e tij se do t’i hyjë garës për asamblist, pothuajse çdo fjalë e ka të shkruar gabim.

Në postimin e tij në Facebook, Dugolli shihet se e ka ‘masakruar’ gjuhën shqipe. Ai nuk ka arritur që të shkruajë as edhe një fjalë pa gabime.

“Si Perfatsus i Listes GUXO n Shtime Kordinim me Vetvendosjen dot jam n gar per Asamble Betohna para Zotit dhe para bashk fshatarve para qytetarve t shtimes q doti mbraj interesat e secilit banor n shtime Betohna se siq kam qen indershum i sjellshum n jeten time deri tash ashtu dot jem edhe n Politik me Respek H Dugolli”, ka shkruar Dugolli herën e parë.

Ky status i tij më pas është ndryshuar. Siç duket dikush ia bëri me dije se pothuajse secila fjalë ishte e shkruar me gabime.

Ndonëse u mundua ta ndryshojë, Dugolli sërish pati gabime, edhe në versionin e dytë të postimit.

/GazetaSinjali/