image Kandidati i VV-së për deputet flet për foton me kallash në duar

Kosovë

Kandidati i VV-së për deputet flet për foton me kallash në duar

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Fidan Ademi, i cili i është bashkuar garës së 6 tetorit, ka reaguar përsëri lidhur me fotografin e para dy vitesh, ku ai shfaqej në një fotografi me kallashnikov.

Ademi ka thënë se fotografia i ishte vjedhur nga telefoni i tij, por që thotë se ajo armë ishte e padëmshme dhe se asnjë hap nuk ishte ndërmarrë nga prokuroria.

 “Një foto imja që vjedhurazi është marrë nga telefoni im sot u bë prap lajm. Për atë fotografi kam jap sqarime në organet e rendit. Asnjë hap i ndërmarr nga prokuroria. Sepse ‘arma’ në foto është e padëmshme”.

Ademi, në të kaluarën ka qenë edhe drejtor në Komunën e Mitrovicës Jugore.