image Kandidati i PDK-së keqpërdor pozitën e drejtorit në Shoqatë për interesat e tij në fushatë

Kosovë

Kandidati i PDK-së keqpërdor pozitën e drejtorit në Shoqatë për interesat e tij në fushatë

news image

I ka hyrë garës për deputet ani se mbanë edhe pozitën e kryetarit të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Por Ruzhdi Kurtishaj, ndonëse zyrtarisht nuk ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, tashmë ka nisur ta bëjë një gjë të tillë.

Megjithatë Kurtishaj nuk ka dalë me ndonjë ide konkrete për t’a kërkuar votën e qytetarëve, por ka zgjedhur një mënyrë tjetër më të lehtë për ta bërë këtë.

Biznesmeni nga Suhareka ka filluar ta shfrytëzoj pozitën e kryetarit të shoqatës, për t’i dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës.

Si kryetar i saj, ai ka thënë se nëse Qeveria nëse nuk i plotëson kërkesat e shoqatës, do të pezullojnë punën nga data 28 e këtij muaji.

Sipas tij, ka qasje selektive nga qeveria në largim në mbështetjen për rimëkëmbje, andaj ka kërkuar që të merren seriozisht kërkesat e tyre nga qeveria në shkuarje.

“Kemi dërguar shkresë kryeministrit të mbajë premtimin për mbështetje të shoqatës se transportit rrugor, mos të kemi mbështetje selektive. Apelojmë të qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Nuk kemi rrugë tjetër për të realizuar kërkesat tona, përveç grevës e protestës. Me datë 28 të ndërprejmë punën por nuk do të dalim në rrugë për shkak të pandemisë”, tha ai. 

Biznesmenit nga Suhareka, edhe pa i hyrë garës për ligjvënës është parë si person afërt me Partinë Demokartike të Kosovës. Madje, në shumë postime të Kurtishaj në rrjetin social Facebook shihet në fotografi me figura të larta të PDK-së.

Kurtishaj në listën e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit bartë numrin 91. Ai po ashtu është edhe pronar i kompanisë “Sharr Travel”. /Gazeta Sinjali/